Kryeministri Boris Johnson thuhet se ua ka kursyer taksapaguesve britanikë dhjetëra mijëra funte, duke udhëtuar me një aeroplan në klasën ekonomike për pushimet e tij të fundvitit në Karaibe me të dashurën Carrie Symonds.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Boris Johnson arriti në St Lucia të enjten në mëngjes pas një fluturimi të gjatë me British Airways nga Londra.
Në një fotografi të bërë nga një pasagjer aty, kryeministri mund të shihet në një ulëse afër dritares duke lexuar një libër ndërsa zonja Symonds nën pallton e saj.
Dyshja duket se janë ulur në pjesën e pasme të aeroplanit, ku pasagjerët shpesh mund të ndiejnë më shumë turbulenca sesa ata në pjesën e përparme.
Një burim i tha MailOnline se çifti mbante një ‘profil të ulët’ për kohëzgjatjen e fluturimit dhe ishin shoqëruar nga ‘pak sigurim’.
Kostoja e një fluturimi të tillë do të ishte 1323 funte për çdonjërin, dukshëm më pak sesa nëse Kryeministri do të kishte përdorur një avion privat RAF – i cili ka më shumë të ngjarë të kushtonte rreth 100,000 funte.
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...