Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u takuan në kufirin e Ukrainës me Poloninë, të shtunën për të diskutuar përpjekjet perëndimore për të mbështetur Ukrainën dhe për të izoluar Rusinë gjatë kësaj lufte.
Mes sigurisë së rreptë, Blinken dhe Kuleba zhvilluan bisedime në një tendë në kufi. Kryediplomati ukrainas tha se Ukraina ka nevojë për avionë luftarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.
“E gjithë bota qëndron me Ukrainën, ashtu si unë jam këtu në Ukrainë me mikun tim, kolegun tim”, tha Blinken.
Ndërsa kryediplomati ukrainas tha se”Shpresoj se populli i Ukrainës do të jetë në gjendje ta shohë këtë si një manifestim të qartë se ne kemi miq që fjalë për fjalë na qëndrojnë pranë.”
Të dy diskutuan sigurimin e armëve për Ukrainën dhe fushatën për të izoluar Rusinë ndërkombëtarisht dhe për të dëmtuar ekonominë e saj me sanksione, tha Kuleba, shkruan Reuters.
Ministri i jashtëm ukrainas tha se Ukraina do ta fitojë luftën e saj me Rusinë përfundimisht, tha ai, por mbështetësit e saj ndërkombëtarë duhet të ofrojnë më shumë ndihmë për t’i dhënë fund konfliktit më shpejt.
“Ukraina ka nevojë veçanërisht për avionë luftarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, tha ai, duke shtuar se armët anti-ajrore Stinger të ofruara nga vendet perëndimore po ndihmojnë. Forcat ukrainase rrëzuan tre avionë rusë të shtunën. Nëse vazhdojnë të na ofrojnë armët e nevojshme, çmimi do të jetë më i ulët. Kjo do të shpëtojë shumë jetë”, tha ai.
Kuleba tha se ai nuk pa përparim në bisedimet me Rusinë për një armëpushim që po mbahet në kufirin e Ukrainës me Bjellorusinë, por “ne duhet të vazhdojmë të flasim”.
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare