Lituania është shumë e shqetësuar për grumbullimin e trupave ruse në kufirin lindor të Ukrainës dhe një samit i NATO-s javën e ardhshme do të përpiqet të gjejë mënyra se si të pengojë Rusinë dhe të përforcojë kufijtë e aleancës, deklaroi Ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis.
Landsbergis në një intervistë për Reuters deklaroi gjithashtu se, Vladimir Putin mund të përdorë krizën kufitare të Bjellorusisë si një shpërqendrim taktik për të nxitur paqëndrueshmëri më të gjerë në rajon.
“Duke krijuar të gjitha ato paqëndrueshmëri taktike në kufi, duke na kushtuar vëmendje 100 për qind këtyre çështjeve, Putin mund të jetë gati të bëjë një lëvizje strategjike”, tha Landsbergis.
Ai shtoi se nuk ishte i sigurt për masën e hapit të ardhshëm të Moskës.
“Nëse do të kishte një veprim ushtarak kundër Ukrainës, sepse në vitin 2014 shkalla ishte e kufizuar”, ka shtuar ai.
Në vitin 2014, Moska aneksoi Krimenë nga Ukraina.
“Është shumë e vështirë tani të jesh i sigurt për ndikimin dhe mendimin e tyre”, deklaroi ministri lituanez.
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe ukrainas kanë ngritur alarmin në javët e fundit për ato që ata thonë se janë lëvizje të pazakonta të trupave ruse më pranë Ukrainës, duke sugjeruar se Moska mund të jetë e gatshme të nisë një sulm të ri ndaj fqinjit të saj.
Synimet e Rusisë mbeten të paqarta dhe tensionet Lindje-Perëndim janë të larta me Ukrainën, Rusinë dhe NATO-n që të gjitha kryejnë stërvitje ushtarake.
Takimi ministror i NATO-s i javës së ardhshme në kryeqytetin letonez Riga ka të ngjarë të dominohet nga kjo çështje, deklaroi Landsbergis./telegrafi/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë