Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, ka deklaruar se Greqia dëshiron marrëdhënie konstruktive si me Turqinë ashtu edhe me shoqërinë turke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur së bashku me homologun e tij slloven, Anze Logar, i cili qëndron për vizitë në Athinë, Dendias pretendoi se Turqia po përshkallëzon tensionin në Mesdheun Lindor. Ai shtoi se Greqia nuk ka qëndrim “ndëshkues” ndaj Turqisë.
Dendias shtoi se Bashkimi Evropian (BE) duhet t’u japë mesazh të qartë vendeve të rajonit, veçanërisht atyre që synojnë të anëtarësohen ose që kërkojnë marrëdhënie të mira me BE-në, se ato duhet të respektojnë rregullat themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përfitimeve evropiane.
Turqia është zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 1999. Mes përpjekjeve për të ndjekur kriteret e BE-së, ajo ka kritikuar veprimet e Athinës dhe administratës së Qipros Greke për bllokimin e hapjes së kapitujve të pranimit për arsye politike.
Turqia, e cila kërkon të mbrojë pjesën e saj të drejtë të territorit detar në Mesdheun Lindor, ka dënuar lëvizjet e fundit provokuese greke si militarizimi i ishujve të Egjeut që janë çmilitarizuar përmes një traktati, sinjalizimet e navigimit që shkelin paktet e vjetra dhe shkeljet e paligjshme të kuadrit kontinental të Turqisë.
Turqia, e cila ka vijën më të gjatë kontinentale në Mesdheun Lindor, ka mohuar pretendimet për kufijtë detar të Greqisë dhe të administratës së Qipros Greke, duke theksuar se këto pretendime shkelin të drejtat sovrane si të Turqisë ashtu edhe të Qipros Turke.
Liderët turq kanë theksuar në vazhdimësi se Ankara është në favor të zgjidhjes së të gjitha problemeve të pazgjidhura në rajon, përfshirë mosmarrëveshjet detare, përmes të drejtës ndërkombëtare, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe negociatave.
Për marrëdhëniet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, Dendias përsëriti se Greqia mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Dendias po ashtu pretendoi se disa forca, si nga brenda Ballkanit ashtu edhe gjetiu, duan “të largojnë” Ballkanin nga Evropa duke ofruar “të ashtuquajturat” ndihmë të zhvillimit, programe shkëmbimi, bashkëpunim ushtarak dhe bashkëpunim në arsim.
Siç tha ai, ata duan të përhapin ekstremizmin për të gërryer vlerat evropiane.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...