Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, ka paralajmëruar se grupi terrorist DEASH mund të kthehen në Irak në rast të tërheqjes së forcave të koalicionit ndërkombtar nga vendi.
“Tërheqja e trupave nga Iraku do ta bëjë atë një terren pjellor për terrorizmin dhe sulmet do të godasin rajonin dhe Evropën”, tha Maas në një konferencë të përbashkët për media në Amman me homologun e tij jordanez, Ayman Safadi.
Iraku është përfshirë nga protestat që nga muaji tetor kundër korrupsionit të thellë dhe kushteve të jetesës në mes të thirrjeve për tërheqjen e forcave amerikane nga vendi.
Sa i përket tensioneve midis SHBA-ve dhe Iranit, Maas tha se nëse Irani dëshiron de-eskalimin e situatës, atëherë ai duhet të ndalojë “shqetësimin” e rajonit, që siç tha ai, ndikon edhe në Irak.
Tensionet midis SHBA-ve dhe Iranit u rritën këtë muaj, pasi SHBA vrau gjeneralin iranian, Qasem Soleimani, në një sulm ajror në Irak. Teherani u hakmor me lëshimin e dhjetëra raketave balistike mbi bazat ajrore të Irakut, ku ishin të vendosur trupat amerikane.
Kryediplomati gjerman po ashtu përsëriti të drejtën e popullit iranian për të shprehur mendimet e tyre në mjete paqësore.
Safadi, nga ana e tij, tha se kaosi në Libi mund të bëhet një magnet për terroristët.
Sot më herët, një zëdhënës i qeverisë gjermane njoftoi se Berlini këtë muaj do ta organizojë një konferencë ndërkombëtare mbi konfliktin në Libi.
Të martën, mbreti jordanez, Abdullah II, do të nisë një vizitë evropiane, ku kryesisht në takime do t’i trajtojë zhvillimet aktuale rajonale./AA
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...