Kryetari i një bashkie në veri të Francës ka lëshuar një ndalesë për ndalim të lehjes së tepruar të qenve, në një përpjekje për të ulur ndotjen akustike.
Nga e hëna, pronarët e qenve në Feuquières përballen me gjobë prej 68 eurosh për “lehje të përsëritur apo të zgjatur”, transmeton portali arbresh.info.
Kryebashkiaku Jean-Pierre Estienne thotë se ndalimi është në përgjigje të qenve “duke lehur ditë e natë” dhe duke krijuar “një situatë të padurueshme” në fshat.
Dekreti është kritikuar nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.
“Qëllimi nuk është për të ndaluar qentë dhe ne nuk do të gjobisim njerëzit për një aluzion të vogël”, tha Estienne për gazetën franceze “Le Parisien” (në frëngjisht).
“Qyteti nuk ka asgjë kundër qenve, por kur vendosni t’i mbani, edukoni ato.”
I miratuar nga këshilli lokal më parë këtë muaj, dekreti ndalon qentë që të mbeten në zona të mbyllura pa që pronarët të jenë aty pranë për të ndaluar “lehjen e zgjatur ose të përsëritur”./Arbresh.info/
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...