Marrëdhëniet mes Madridit dhe Barcelonës kanë kaluar shumë kriza gjatë shekujve, ku e fundit në datë është shpallja e pavarësisë sot nga Parlamenti katalanas.
1714 – Marrja e Barcelonës
Më 11 shtator 1714, gjatë luftës për trashëgimin e fronit të Spanjës ku përballeshin duka Filipi i Anzhusë dhe Karli i Austrisë, katalanasit u vendosën në krahë të këtij të fundit. Por luftimet i dhanë fitoren trupave franko-spanjolle që morën qytetin më 11 shtator, duke hequr institucionet autonome të krahinës. Katalanasit sot këtë ditë e kanë festë kombëtare.
1932 – Autonomia
Në vitin 1931 në Spanjë krijohet Republika II. Një vit më vonë, një status autonomie i Katalonjës u votua nga Parlamenti. Gjuha katalanase u bë zyrtare me të drejta të barabarta me atë kastiliane.
1934 – Shteti njëditor
Pretendimet e indipendentistëve do të arrijnë pushtetin, duke shtyrë presidentin e qeverisë autonome të Katalonjës, Lluis Companys të shpallë më 6 tetor 1934 një “shtet katalanas të Republikës Federale të Spanjës”.
Ëndrra e liderit indipendentist zgjati vetëm… 10 orë duke arritur kulmin me ndërhyrjen spanjolle dhe dhjetëra të vdekur. Në mëngjes të 7 tetorit, Companys shpall dorëheqjen para se të arrestohet bashkë me qeverinë e tij. Ai do të pushkatohet nga frankistët në vitin 1940.
1939 – Diktatura e Frankos
Më 24 janar 1939, Barcelona bie në duart e trupave të gjeneralit Francisco Franco pas tre vitesh luftë civile në Spanjë (400 000 të vdekur). Institucionet katalanase u hoqën dhe përdorimi i gjuhës katalanase u ndalua në të gjithë Spanjën. Këto masa zgjatën deri në vdekjen e diktatorit në vitin 1975.
1978 – Rikthimi i autonomisë
Periudha e tranzicionit drejt demokracisë mundësoi rikthimin provizor të qeverisë rajonale në Katalonjë. Më 31 tetor 1978, kushtetuta spanjolle miratohet, duke i hapur rrugën autonomisë së rajoneve.
Vitin tjetër, katalanasit pranojnë me referendum statusin e tyre të ri të autonomisë rajonale përfshirë këtu kompetenca në çështjen e edukimit, të shëndetit, të politikës linguistike dhe kulturore. U krijua një polici autonome dhe gjuha katalanase rigjeti statusin e gjuhës zyrtare të barabartë me atë kastiliane.
2006 – Përforcim i autonomisë
Në mars 2006, një status i ri i negociuar me qeverinë socialiste rriti autonominë e Katalonjës. Miratuar nga Parlamenti ky tekst që e përcakton në prembulën e tij “Katalonjën si një komb” u kontestua menjëherë nga Partia Popullore e konservatorit Mariano Rajoy.
I fuqizuar nga ky status i ri, bashkia e Arnisë organizoi më 13 shtator 2009 votimin e parë simbolik për sovranitetin e Katalonjës. Qindra bashki të tjera do e ndjekin.
2010 – “Turpërimi”
Referenca e Katalonjës si komb nuk ka asnjë vlerë juridike theksoi në qershor 2010 Gjykata Kushtetuese që për pasojë anulon një pjesë të statusit dhe gjuhën katalanase si të preferuar në administratë dhe media.
“Turpërim!”, thërrasin mijëra manifestues katalanas në rrugë.
Më 11 shtator 2012, më shumë se një milion persona manifestojnë në Barcelonë për një shtet të ri, në kontekstin e një krize të rëndë financiare që ka prekur vendin.
2014 – Referendum simbolik
Më 9 nëntor 2014, Katalonja shprehet në nivelin 80 për qind pro pavarësisë gjatë një konsultimi simbolik, të shpallur antikushtetues, me një pjesëmarrje prej 35 për qind.
2015 – Presion indipendentist
Më 27 shtator 2015, partitë indipendentiste marrin maxhorancën në Parlamentin rajonal, që fillon më 9 nëntor një proces drejt një shteti katalanas të pavarur që do të marrë formën e një republike në vitin 2017. Gjykata Kushtetuese e anulon këtë rezolutë.
Më 10 janar 2016, separatisti Carles Puigdemont bëhet presidenti i rajonit.
2017 – Pavarësi dhe humbje
Më 27 tetor 2017, gati një muaj pas një referendumi të ndaluar nga Madridi (90 për qind pro pavarësisë me një pjesëmarrje prej 43 për qind), Parlamenti katalanas miraton pavarësinë e Katalonjës, një thyereje e paprecedentë në Spanjë, të cilës shefi i qeverisë spanjolle Mariano Rajoy iu përgjigj duke marrë nën kontroll krejtësisht rajonin.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...