Ndarjet mes kroatëve për historinë e Luftës së Dytë Botërore ende vazhdojnë. Derisa kancelarja gjermane Angela Merkel do vizitojë vendin për të mbështetur kandidatët e paritve konservative në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, mijëra kroatë do mblidhen në një fushë në Austrinë jugore për të kujtuar një masakër përmbi dhjetëra ushtarë dhe familjarë të mbështetësve të regjimit Ustash.
Gjatë vizitës së saj të vetme para zgjedhjeve jashta Gjermanisë, Merkel shpreson që të i japë një shtysë partisë konservative demokratike kroate që pritet të dalë fituese në zgjedhjet e 26 majit.
Merkel ka bërë fushatë kundër rritjes së popullizmit dhe ekstremizmit të së djathtës ekstreme në Evropë, por nacionalistët kroatë janë optimist që ata mund të dalin më mirë se pritshmëritë dhe besojnë që ceremonia në fshatin austriak të Bleidburgin do të shtojë përkrahjen për ta.
Regjimi Ustashëve në Kroaci gjatë Luftës së Dytë Botërore ka bërë bujë në shtetin kroat dhe në Ballkan në përgjithësi. Rregjimi ishte përgjegjës për dërgimin e qindra mijërave serbëve, çifutëve, romëve dhe kroatëve antifashist në kampet e vdekjes.
Për nacionalistët kroatë, vendi i Bleiburgut simbolizon vuajtjet që ka vuajtur populli gjatë komunizmit pas luftës kur Kroacia u bë pjesë e Jugosllavisë. Kroacia ka fituar përsëri pavarësinë në një luftë kundër ushtrisë jugosllave të udhëhequr nga serbët.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...