Google ADS

Kroacia do të kthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të rinjtë pas shkollës

11:51 | 23 Janar 2024
E.K

Në Kroaci mund të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak për shkak se “bota është më e pasigurt prej dy vitesh”.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anusiq, tha të hënën se vendi po mendon të fusë konceptin e stërvitjes ushtarake me kohë të shkurtuar, përveç trajnimit të të rinjve për ndryshimet klimatike, katastrofat natyrore dhe luftërat.

“Kjo është temë shumë serioze, e cila kërkon konsensus operacional, financiar, infrastrukturor dhe politik. Gjithkush ka një ide të vetën se si duhet të jetë shërbimi ose stërvitja ushtarake dhe ato do ia komunikojmë publikut,” tha ministri Anusiq.

Edhe ministri kroat i Veteranëve, Tomo Medved, deklaruar se po shqyrtohet mundësia e shërbimit të detyrueshëm për segmente të caktuara. Në javët në vijim, tha ai, “do i drejtohet publikut kroat me propozime, duke marrë parasysh integritetin dhe rreziqet që përball Kroacia”.

Aktualisht Kroacia përdor shërbimin ushtarak vullnetar, por numri i të rinjve që regjistrohen vazhdon të bjerë çdo vit, duke u përgjysmuar në më pak se 400 rekrutë në vit.

Vendi bën pjesën edhe në aleancën e NATO-s dhe po mendon për sfidat e sigurisë që vijnë nga lufta në Ukrainë dhe ajo në Lindjen e Mesme./rtsh.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme