Kroacia regjistroi sot një rekord ditor me 4 009 raste të reja dhe 51 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, njoftoi ekipi kombëtar për Reagimin kundër koronavirusit.
Deri më tani, numri i rasteve aktive është 21 725. Prej tyre, 2 171 po trajtohen në spitale, përfshirë 252 pacientë në që janë në ventilator në kujdes intensiv, raporton ATSh.
Rekordi i mëparshëm u vendos dje, kur u raportuan 3 603 infeksione të reja.
Që nga 25 shkurti, kur rasti i parë u konfirmua në Kroaci, 115 626 persona janë infektuar me koronavirusin e ri, 1 552 prej tyre kanë vdekur dhe 92 349 janë shëruar, përfshirë 2 924 në 24 orët e fundit.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...