Harald Kopitz, përbindëshi që vrau tre fëmijët e tij mbrëmjen e së premtës është arrestuar nga policia dhe është transferuar në spitalin psikiatrik, ku edhe po merret në pyetje.
Mediumi kroat Index zbuloi se çfarë tha Kopitz në Spitalin Motrat e Mëshirës, ku u pranua pasi u përpoq të bënte vetëvrasje atë natë, transmeton portal arbresh.info
Austriaku që vrau tre fëmijët e tij, binjakët htatë vjeçar dhe një djalë katër vjeç, në Mlini të Zagrebit, foli vetëm sot në spital për motivet e tij për krimin monstruoz. Deri tani, mjekët nuk ishin në gjendje të flisnin me të.
Kopitz gjatë intervistës u deklarua se i vjen keq që është gjallë akoma.
Ai deklaroi se ishte i papunë për një kohë të gjatë, duke shtuar se kishte bërë thirrje te miqtë e tij për t’i ndihmuar rreth gjetjes së një pune, por pa sukses.
Ai tha gjithashtu se qiraja e tij për apartamentin kishte skaduar dhe se nuk kishte ku të shkonte tjetër.
Kjo është pikërisht ajo që ai deklaron si motiv për krimin që tronditi mbarë opinionin botëror.
Gjegjësisht, Kopitz tha në spital se për shkak të kësaj ai vendosi të vriste veten, dhe para kësaj fëmijët e tij, në mënyrë që “ai të mos ishte vetëm, por që fëmijët të ishin me të kur të vdiste”.
Sipas hetuesisë, Kopitz vrau fëmijët e tij, pasi u kishte dhënë pilula. Eksperët tani janë duke bërë ekzaminime toksiologjike shtesë për të përcaktuar nëse fëmijët u vranë nga helmimi për shkak të tabletave.
Vrasësi i trefishtë i fëmijëve të tij në spital tha gjithashtu se nëse do të kishte edhe më të voglën mundësi, ai do t’ia merrte jetën edhe vetës.
Ai e përshkroi veten si një person të ndjeshëm, por edhe të vrazhdë. Ai tha se ishte ndjerë i trishtuar, i dëshpëruar dhe i braktisur gjatë tre muajve të fundit, dhe i dëshpëruar ditët e fundit, duke shtuar se nuk shihte më asnjë rrugëdalje nga situata.
Vrasësi gjatë deklaratës tha se kishte marrë më shumë se 100 pilula kur kreu krimin./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...