Shumë pak dihet për llojin e ri të koronavirusit të quajtur Nju Jork. Informacioni i parë filloi të shfaqej në fund të javës së kaluar, tha Krunoslav Capak, drejtor i CNIPH, në një konferencë shtypi të Selisë Kroate të Mbrojtjes Civile.
“Është një nga variantet e reja që po përhapet shpejt. Quhet Nju Jork për shkak të aty është duke u përhapur me shpejtësi të madhe. Të gjithë njerëzit që vijnë nga Afrika e Jugut dhe Zanzibari janë subjekt i llojit të virusit britanik dhe brazilian. Të njejtat rregulla do të zbatohen për të gjithë”, tha ai, transmeton portali arbresh.info
Ai ka njoftuar edhe për variantet e reja, prej të cilave tetë janë konfirmuar si infeksione të llojit britanik.
Sipas ekspertëve kroatë, përhapja e varianteve të virusit SARS-Cov-2, është duke e bërë të pamundurën në luftën kundër pandemisë.
“Edhe një herë, ne përdorim mundësinë për t’i nxitur qytetarët të shtyjnë të gjitha udhëtimet në ato pjesë të botës ku kemi variante të reja të virusit”, thonë ekspertët./arbresh.info/
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...