Për shkak të krizës ekonomike që goditi Libanin, ushtria ka nis të organizojë turne me pagesë me helikopterë në mënyrë që të mund të vet-financohej.
Komandanti i ushtrisë, gjeneral Joseph Aoun, paralajmëroi muajin e kaluar se kriza, e shkaktuar shkaku i korrupsionit, do të dërgonte në kolaps të të gjitha institucione shtetërore në Liban, përfshirë ushtrinë.
“Lufta në të cilën ne jemi është ekonomike dhe kërkon mjete jokonvencionale. Kjo është arsyeja pse do t’i përdorim helikopterët”, tha Aoun, raporton euronews.
Kostoja e këtyre turneve siguron mirëmbajtjen e nevojshme të aeroplanit, shtoi Aoun, ku një udhëtim 15 minutësh me helikopter ushtarak Robinson R44 kushton 150 dollarë. Libani vuan nga ajo që Banka Botërore e ka përshkruar si një nga depresionet më të thella në historinë moderne.
Ndryshe, monedha ka humbur më shumë se 90 për qind të vlerës së saj në më pak se dy vjet dhe më shumë se gjysma e popullsisë është bërë e varfër. /Telegrafi/
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...