Forca Ajrore Suedeze kërcënohet nga një krizë serioze e personelit, e cila, në prag të pranimit të pritshëm në NATO dhe situatës së tensionuar të sigurisë në Europë, mund të dërgojë drejt faktit se ajo nuk përmbushë detyrat e saj.
Gjegjësisht, komandanti i Forcave Ajrore, gjeneralmajor Carl-Johan Edström, para disa ditësh ka pranuar se pothuajse gjysma e pilotëve ushtarakë kanë njoftuar largimin e tyre nga shërbimi ushtarak, transmeton portal arbresh.info
“Ne jemi në një situatë të pasigurt, praktikisht në një krizë. Nuk e kam fjalën për situatën e jashtme të sigurisë, por personelin tonë, pilotët që kërkojnë leje ose dorëheqje,” shkroi Edström në një blog në faqen e internetit të Forcave të Armatosura Suedeze.
Shkaqet e kësaj gjendjeje datojnëqë nga viti 2016, kur mosha e daljes në pension për të gjithë pilotët e lindur në vitin 1988 e më vonë u rrit brenda natës nga 55 në 67 vjeç, duke ndryshuar kontratën kolektive.
Duke qenë se një aeroplan luftarak është një mjedis pune shumë stresues që konsumon shpejt dhe rëndon në mënyrë disproporcionale trupin e njeriut, pyetja është se çfarë kuptimi ka të mbash 60-vjeçarë në Forcat Ajrore, sipas Per-Martin Sternevi, president i Organizata e Interesit të Pilotëve në Forcat e Armatosura.
“Situata u bë e padurueshme në dhjetor të vitit 2021, kur forcat e armatosura më në fund njoftuan se nuk do të bënin asgjë për moshën e daljes në pension. Besuam se forcat e armatosura do t’i përgjigjeshin kërkesave tona, por pilotët nuk u dëgjuan”,tha ai.
Përkeqësimi i kushteve të punës së pilotëve filloi në vitin 1999, kur atyre iu mohua licenca për aviacionin civil, gjegjësisht shkollimi për pilot ishte i vlefshëm vetëm brenda sistemit të mbrojtjes. Për më tepër, paga fillestare neto e një piloti të trajnuar luftarak nuk ka ndryshuar për më shumë se 20 vjet dhe është rritur vetëm për gati 3,000 euro vitin e kaluar.
“Ne jemi të shqetësuar. Ne investojmë shumë në pilotët dhe trajnimin e tyre. Trajnimi i pilotëve luftarakë është më i shtrenjti në të gjithë sistemin. Mosha e pensionit është rritur pa asnjë rregull tranzicioni. Unë e kuptoj që ata janë të pakënaqur me këtë. Shpresojmë që kjo situatë të zgjidhet në vjeshtë”, tha Edström për median suedeze Svenska Dagbladet.
“Pilotët janë të zhgënjyer dhe të zemëruar. Ajo që u ofrohet është thjesht thërrime. Kjo ka çuar në pakënaqësi edhe më shumë. Tani ka edhe më shumë individë që duan të largohen nga shërbimi”, shtoi ai.
Trajnimi i pilotëve në forcat e armatosura suedeze zgjat rreth gjashtë vjet përpara se pilotët të jenë në gjendje të kryejnë misione luftarake dhe kushton rreth 15 milionë euro./arbresh.info/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...