Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson gjatë një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës shprehu shqetësimin për rritjen e çmimeve të ushqimeve për shkak të luftës në Ukrainë.
Të dy udhëheqësit diskutuan “një sërë çështjesh, duke përfshirë mbështetjen ushtarake dhe sigurinë globale të ushqimit”, tha Downing Street, shkruan The Guardian.
“Kryeministri shprehu shqetësimet për pasojat në rritje globale nga pushtimi i paligjshëm i Rusisë dhe bllokada e pamatur e porteve të Detit të Zi, duke përfshirë rritjen e çmimeve të ushqimeve në vendet në zhvillim.
Johnson theksoi “admirimin për mbrojtësit e guximshëm të Mariupolit” dhe i kërkoi Rusisë që të trajtojë çdo të burgosur lufte me dinjitet dhe respekt”, tha një zëdhënës i Downing Street./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë