Kriza politike në rritje në Bullgari veçse ka sinjalizuar pasojat e drejtpërdrejta dhe afatgjate për ekonominë e këtij shteti dhe partnerët e tij evropianë.
Por, çfarë mund të prisni kur inflacioni i lartë, pandemia e pamëshirshme dhe kërcënimi se shteti mund të tërhiqet në një luftë rajonale komplikohet edhe më shumë nga një faktor i katërt?
Javën e kaluar, Slavi Trifonov, njoftoi se partia e tij, Ka një popull të tillë, po tërhiqej nga koalicioni qeverisës, që ka marrë detyrën gjashtë muaj më parë.
Ai tha se arsye për këtë ishin dështimet e supozuara politike mbi Maqedoninë e Veriut, procesi i së cilës për anëtarësim në Bashkimin Evropian është bllokuar nga Sofja për shkak të çështjeve etno-kulturore.
Trifonov po ashtu tha se tërheqja po bëhej për shkak të fondeve të pamjaftueshme për infrastrukturë.
Por, rezultatet e këtij vendimi do të ndihen edhe në sektorë të tjerë, teksa bota po përballet me kriza të shumëfishta dhe skena politike në Bullgari po shkon drejt një pike kthese.
Qeveria e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, nuk ka rënë, por mbështetja parlamentare është dëmtuar mjaftueshëm dhe është çështje kohe para se ekzekutivi të bie.
Çfarëdo që të ndodhë në ditët dhe javët në vijim, disa gjëra janë të sigurta:
Bullgaria ngadalë po shkon drejt miratimit të përdorimit të valutës së euros; shpresat për përmirësimin e raporteve me Maqedoninë e Veriut po shuhen; dhe qëllimet për funksionimin e komisionit anti-korrupsion dhe reformave gjyqësore që një kohë të gjatë nuk janë realizuar.
Të gjitha këto veprimeve që do të ishin të paimagjinueshme nën çdo qeveri bullgare në 20 vjetët e kaluara.
Më herët gjatë këtij muaji, Bullgaria ia mohoi mundësinë ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të vizitonte Serbinë duke ia ndaluar fluturimin dhe duke qëndruar besnik ndaj sanksioneve të BE-së dhe duke e zemëruar Moskën.
Javë më parë, kompania shtetërore ruse Gazprom, ndërpreu furnizimet me gaz për Bullgarinë, pasi Sofja refuzoi kërkesën e Moskës për të paguar për këtë produkt me rubla, që nënkuptonte shkelje të kontratave për furnizim. /REL/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...