Turmat e njerëzve jashtë supermarketeve në Caracas , kanë qëndruar aty me orë të tëra pasi qeveria kërkoi që të bëhet ulje drastike.
Autoritetet urdhëruan më shumë se 200 dyqane për të ulur çmimet në nivelet e muajit të kaluar, transmeton portali arbresh.info
Venezuela është kapur keq nga inflacioni i lartë dhe çmime ndryshojnë përditë, përderisa kequshqyerja po përhapet.
“Ne jemi të uritur, ne duam ushqim”, kanë bërtitur njerëzit jashtë supermarketit në një lagje në Caracas.
Turma përfshinte pensionistët dhe nënat me foshnjat e tyre.
Megjithatë, kur supermarketi ka hapur dyert, pas disa orësh, në zbritje kanë qenë vetëm paketat me kikirikë dhe lëngu për larjen e enëve.
Kritikët thonë se Nicolas Maduro po luan me zjarr në kombin e pasur me naftë, ku miliona njerëz nuk janë në gjendje të hanë tri vakte të përditshme.
Në anën tjetër, Maduro thotë se është viktimë e një “lufte ekonomike” të udhëhequr nga SHBA-të./arbresh.info/
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...