Kriza në Venezuelë ka detyruar qindra gra që të merren me prostitucion, në mënyrë që të sigurojë kafshatën e gojës.
Sipas mediave ndërkombëtare thuhet se të shumta janë rastet kur nënat dhe vajzat e tyre detyrohen që të ushtrojnë këtë profesion, transmeton portali arbresh.info
Ndër to është edhe Juana dhe vajza e saj Huanita, të cilat kanë gjetur shpëtim në prostitucion, pasi asnjë nga familja e saj nuk ka asnjë burim të të ardhurave.
“Më mirë shes trupin tim, sesa të shoh vajzën time të ushqehet nëpër kazane plehrash”, tha ajo.
Rënia e çmimeve të naftës, e cila përbën më shumë se 96% të të ardhurave të Venezuelës, çoi në pezullimin e vendit, me një borxh prej 150 miliardë dollarësh.
Juana dhe vazja e saj Juanita punojnë gjashtë ditë në javë në një bordello në qendër të Karakasit. Nëse ato marrin një klient, ato paguen rreth 1 dollarë për orë.
Sipas grave që ushtrojnë këtë profesion, “një ditë e mirë” mund të sjellë rreth 4 deri në 5 dollarë në ditë.
Në Venezuelë nuk ka ligj që do të ndalonte prostitucionin. Ministria e Shëndetësisë nuk mban statistika, ndërsa gratë thonë se ndjehen të pashpresa.
Sipas raportit policor, në qendër të Karakasit janë më shumë se 40 shtëpi publike të kategorive të ndryshme./arbresh.info/
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...