Kina, Rusia dhe Irani po e mbështesin, Nicolas Maduron si udhëheqës të Venezuelës si dhe po i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përfshihet në trazirat që po ndodhin në atë vend.
Deklaratat u bënë pasi Uashingtoni njohu liderin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm. Të mërkurën, Guaido e shpalli veten president gjatë protestave masive antiqeveritare.
SHBA tha se “ish-presidenti Maduro” nuk ka më autoritet dhe i bëri thirrje ushtrisë që të mbështesë Guaidon. Kina i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përfshihen në krizën në Venezuelë duke thënë se Pekini kundërshton ndonjë lloj intervenimi të huaj në atë vend.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hua Çunjing tha se të gjitha palët në konflikt duhet të mbesin “racional dhe të qetë” si dhe të kërkojnë zgjidhje politike.
Kina i ka dhuruar Venezuelës 65 miliardë dollarë në 10 vitet e fundit, nëpërmjet huadhënies, depozitave dhe investimeve. Irani njoftoi se mbështetë presidentin, Nicolas Maduro dhe akuzoi opozitën për goditje shtetërore dhe përpjekje për marrjen e pushtetit në mënyrë të paligjshme.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Bahram Ghasemi e dënoi siç tha “ intervenimin e hapur dhe të kundërligjshëm të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë”. Në të njëjtën kohë, Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos ndërhyjnë ushtarakisht në Venezuelë, duke pretenduar se një veprim i tillë do të shkaktonte një skenar katastrofik, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Sergei Ryabokov.
SHBA tha se “ish-presidenti Maduro” nuk ka më autoritet dhe i bëri thirrje ushtrisë që të mbështesë Guaidon. Deri më tash, ushtria i ka mbetur besnike Maduros. Ekonomia në Venezuelë është dobësuar nën presidentin Maduro.
Inflacioni i lartë, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mungesa e gjërave bazë kanë bërë që miliona njerëz të ikin nga ky vend. Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në një tubim të mërkurën, në kryeqytetin Karakas, në mbështetje të Guaidos, i cili është udhëheqës i Asamblesë Kombëtare. Ai u tha turmave se protestat do të vazhdojnë “derisa Venezuela të çlirohet”.
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...