Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka deklaruar se është thellësisht i shqetësuar për tensionet e rritura në Ukrainë dhe ka kërkuar nga liderët botërore që të intesifikojnë diplomacinë për të qetësuar situatën.
“Ne thjesht nuk mund të pranojmë as mundësinë e një konfrontimi kaq katastrofik,” u tha ai gazetarëve pas drekës me ambasadorët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton portal arbresh.info
Sipas Reuters, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy ka deklaruar se e mërkura mund të jetë dita kur Rusia mund të sulmojë Ukrainën.
“Tani është koha për të zbutur tensionet dhe për të reduktuar veprimet në terren. Nuk ka vend për retorikë nxitëse. Deklaratat publike duhet të synojnë të ulin tensionet, jo t’i ndezin ato”, tha Guterres.
Guterres foli veçmas me ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës dhe u tha gazetarëve se do të qëndronte “plotësisht i angazhuar në orët dhe ditët në vijim”.
Ai theksoi se karta e OKB-së kërkon që të gjitha shtetet anëtarë të “përmbahen në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare nga kërcënimi ose përdorimi i forcën kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti”.
Kombet e Bashkuara nuk kanë plane për të evakuuar apo zhvendosur nga Ukraina asnjë nga më shumë se 1,600 persona të stafit të tyre, nga të cilët 220 janë staf të huaj dhe më shumë se 1,400 janë ukrainas./arbresh.info/
Letexier gjyqtari më i mirë i vitit sipas IFFHS
Si muzika e Krishtlindjeve mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova