Kriza në Ukrainë: SHBA e gatshme të vendosë sanksione

22:42 | 18 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të vendosin sanksione të mëdha që do të pengonin aftësinë e Rusisë për për të importuar teknologji nga vende të tjera, përfshirë Kinën, sipas një zyrtari të lartë ekonomik amerikan.

Zëvendësdrejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar Daleep Singh tha se SHBA-ja është e përgatitur të vendosë sanksione gjymtuese në rast se Rusia ndërpret furnzimin e saj me energji në Europën Perëndimore, transmeton portal arbresh.info

Ai shtoi se masat për ndalimin e Rusisë nga sistemi financiar elektronik Swift – një rrjet i përdorur nga bankat globale për të transferuar para – nuk ka të ngjarë të përfshihen në paketën fillestare të sanksioneve në rast pushtimi./BBC/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme