Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se së shpejti do të bëj një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Joe Biden, për krizën në Ukrainë, ndërsa nuk e ka përjashtuar mundësinë që të udhëtojë drejt Moskës për të gjetur një zgjidhje diplomatike.
“Jam shumë i shqetësuar për situatën në terren. Prioriteti është qetësimi i tensioneve dhe gjetja e një zgjidhjeje politike për krizën,” tha Macron, transmeton portali arbresh.info
Presidenti francez tha se udhëtimi i tij eventual në Moskë, ndoshta edhe në Kiev, varet nga ecuria e bisedimeve që ai do të ketë së shpejti.
“Nuk përjashtoj asgjë, sepse mendoj që roli i Francës, sidomos tani që mban Presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian, është që të gjejë një zgjidhje të përbashkët”, tha Macron.
Vendet perëndimore akuzojnë Rusinë se ka mbledhur dhjetëra mijëra trupa në kufijtë e Ukrainës për një pushtim të mundshëm.
Rusia mohon të ketë plane të tilla, por kërkon garanci për sigurinë e saj, duke përfshirë garancitë se Ukraina nuk do të jetë kurrë anëtare e NATO-s dhe se Aleanca Atlantike do të tërheqë forcat e saj nga zona afër Rusisë./france24/arbresh.info/
LEXO EDHE:
SHBA: Rusia po përgatit një ofensivë në Ukrainë, dërgon 30 mijë trupa në Bjellorusi
Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e...
Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi
Elbasan/ Arrestohen 7 pedagogë, dyshohet se merrnin para nga...
Kosova e Shqipëria me marrëveshje teknike mes dhomave të Ndë...
Hëna e re në Akrep: Gjërat që nuk duhet të bëni
Niveli i ulët i melatoninës shkakton diabetin?