Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ai mendon se një marrëveshje për të shmangur luftën në shkallë të plotë në Ukrainë është e mundur dhe se është legjitime që Rusia të ngrejë shqetësimet e saj të sigurisë.
Para bisedimeve në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin të hënën, ai bëri thirrje për një “ekuilibër të ri” për të mbrojtur shtetet evropiane dhe për të qetësuar Rusinë.
Macron më tej tha se sovraniteti i Ukrainës nuk është në diskutim, derisa Rusia ka grumbulluar qindra trupa afër kufirit, por që po mohon një planifikim për një pushtim të mundshëm, shkruan BBC.
Ndërsa, Rusia ka bërë disa kërkesa, duke përfshirë që NATO të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës dhe të zvogëlojë praninë e saj ushtarake në Evropën Lindore.
Por, Perëndimi e ka refuzuar këtë, derisa Macron për gazetën Journal du Dimanche tha se nuk ishte ky objektivi i Rusisë, “por sqarimi i hesapeve me NATO-n dhe BE-në”, është shprehur Macron./kk/
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...