Të paktën 23 persona janë vrarë nga sulmet ajrore të kryera nga trupat qeveritare në një enklavë të mbajtur nga rebelët në periferi të Damaskut.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) në Angli ka deklaruar se disa qytete në Ghouta Lindore janë goditur edhe nga zjarri i artilerisë, transmeton portali arbresh.info
Ndërkohë, mediat shtetërore të Sirisë kanë theksuar se katër persona janë plagosur në një sulm raketash në zonën Al-Midan të Damaskut.
Asnjë nga këto dy raporte nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
Observatori ka cituar burimet e saj dhe ka theksuar se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.
Më shumë se 120 njerëz janë vrarë qëkur ushtria siriane filloi ofensivën e saj në enklavën rebele para dy javësh./arbresh.info/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...