Rreth 270 mijë myslimanë Rohingya kanë kërkuar strehim në Bangladesh që nga shërthimi i dhunës në Mianmar para dy javësh.
Një zëdhënse e OKB-së ka deklaruar se është shënuar rritje drastike gjatë ditës së enjte, ndërsa ka bërë thirrje që të veprohet urgjentisht në lidhje me situatën në Mianmar, transmeton portali arbresh.info
Ata që po largohen nga vendi thonë se ushtria e Mianmarit po djeg fshatrat dhe po i sulmon ata.
Dhuna filloi me 25 gusht kur militantët Rohigya sulmuan postet e policisë së Mianmarit, në Rakhinë.
Autoritetet në Mianmar kanë refuzuar akuzat, duke thënë se ushtria nuk po i largon civilët, por po lufton kundër militantëve.
Kampet e refugjatëve në Bangladesh janë mbushur me njerëz dhe sipas zyrtarëve të UNHCR-it ata janë ‘të lodhur, të uritur dhe të dëshpëruar për strehim’./arbresh.info/
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...