Google ADS

Kriza në Lindjen e Mesme/ Putin planifikon takim me homologun e tij iranian

09:13 | 8 Tetor 2024
K.B

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka në plan të takohet me homologun e tij iranian, Masud Pezeshkian, gjatë kësaj jave, mes shqetësimeve në rritje se kriza në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit.

Agjencitë ruse të lajmeve citojnë një këshilltar të presidentit Putin, i cili njoftoi se dy liderët do të takohen në kryeqytetin turkmen, Ashgabat, më 11 tetor.

Përveç kësaj, zyrtari i lartë rus ka theksuar se Putin do të diskutojë gjithashtu me Pezeshkianin në samitin BRICS që do të mbahet në Kazan, më 22-24 tetor.

Deri tani, nuk janë dhënë shumë hollësi për takimet, por është e qartë që Putin nuk ka planifikuar një takim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në lidhje me përshkallëzimin e situatës në rajon./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme