Google ADS

Kriza në Katalonia: Spanja nuk do ndërmjetësim!

13:29 | 3 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Qeveria spjanolle ka përjashtuar mundësinë e sjelljes së një ndërmjetësuesi për të zgjidhur krizën mes Katalonias dhe Madridit.

Ministri spanjoll i Çështjeve Europiane, Jorge Toledo, tha për Politico se asnjë nërmjetësues i palës së tretë nuk do të jetë i pranishësm për zgjidhjen e krizës së krijuar pas referendumit për pavarësi, transmeton portali arbresh.info

“Ligji mund të ndryshohet, mund të kundërshtohet, por nuk mund të mospërfillet”, tha Toledo.

Madridi vazhdon të kundërshtojë inkurajimet e qeverisë kataloniasë, të cilët përmes votën kanë kërkuar pavarësinë e vendit.

Komisioni Europian të hënën ka bërë thirrje ‘që të gjindet një mënyrë për negociata dhe të shmangen konfliktet’./arbresh.info/

Të ngjashme