Socialdemokratët gjermanë janë të gatshëm të nisin bisedime me partitë e tjera, për të zgjidhur krizën politike të krijuar nga dështimi i Kancelares Merkel për të krijuar një qeveri koalicioni.
Kjo është konfirmuar nga një zyrtar i lartë i partisë së qendrës së majtë. Vendimi i socialdemokratëve, që kishin thënë se do të dilnin në opozitë, pasi pësuan humbjen më të rëndë në periudhën e pasluftës në zgjedhjet e shtatorit, i bën më pak të mundshme gjasat për zgjedhje të reja.
“SPD nuk do t’u thotë jo diskutimeve”, tha Sekretari i Përgjithshëm i socialdemokratëve, Hubertus Heil.
Ai nuk nënvizoi se me cilat parti mund të negocionin ata dhe as nëse kishin si qëllim të bëheshin pjesë e një koalicioni qeverisës, apo thjesht të ofronin mbështetje parlamentare për një qeveri pakice të udhëhequr nga Merkel.
SPD ka qenë nën presion të madh për të hequr dorë nga premtimi për të dalë në opozitë, për t’iu bashkuar sërish një koalicioni të madh me kristiandemokratët e Merkelit dhe Unionit Kristian-Demokrat. SPD ka qeverisur në një koalicion me Merkelin që nga viti 2013, por kreu i partisë, Martin Schulz tha se partia duhet të respektojë vullnetin e zgjedhësve për të dalë në opozitë.
Merkel përballet me krizën më të madhe politike të karrierës së saj, që pasi përpjekjet për të krijuar një koalicion tripartiak me demokratët e lirë pro biznesit dhe të gjelbrit ekologjistë, dështuan javën e kaluar. Kjo rriti shqetësimet në Europë për një paqartësi të zgjatur në ekonominë e katërt më të madhe të botës./tch
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...