Lufta në Ukrainë ka sjellë shumë probleme në mbarë Evropën.
Gjermania po mbush rezervat e saj të gazit më shpejt se sa pritej, pavarësisht shkurtimeve drastike të furnizimit rus dhe duhet të përmbushë objektivin e tetorit herët, njofton qeveria gjermane.
Javën e kaluar, rregullatori gjerman i energjisë tha se vendi nuk kishte gjasa të përmbushte objektivat e tij. Por qeveria tha se masat e kursimit të energjisë në javët e fundit dhe blerjet me shumicë të gazit nga furnizuesit e tjerë kishin parë përparim të rëndësishëm.
“Me gjithë rrethanat e vështira, rezervat po mbushen më shpejt se sa pritej”, tha ministri i Ekonomisë./ora/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...