Europa ishte e papërgatitur dhe e pakoordinuar gjatë krizës së fundit në Afganistan dhe iu desh që të mbështetej te SHBA-të për të ndihmuar në evakuuimin e qytetarëve të saj pasi talebanët pushtuan Kabulin, tha një zyrtar i lartë i BE-së.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha se blloku duhet të “përpiqet për një autonomi më të madhe vendimarrëse dhe kapacitet më të madh për veprim në botë”, shkruan euronews, transmeton portal arbresh.info
Duke folur në Forumin Strategjik Bled në Slloveni, Michel tha: “Si një fuqi ekonomike dhe demokratike globale, a mund të jetë Europa e kënaqur me një situatë ku ne nuk jemi në gjendje të sigurojmë, pa ndihmë, evakuimin e qytetarëve tanë dhe atyre që janë nën kërcënim, sepse ata kanë ndihmuar ne?”
Mes thirrjeve për “autonomi strategjike europiane” nga një vend joanëtar si Shtetet e Bashkuara, shefi i punëve të jashtme të BE-së, Joseph Borrell përmes një opinioni të publikuar në NYT tha se tërheqjea e trupave perëndimore nga Afganistani duhet të shërbejë si një “thirrje zgjimi” që blloku të investojë më shumë në siguri.
Ndërkohë, Presidenti i PE-së, David Sassoli tha se ishte i zhgënjyer që vendet e BE -së nuk i hapën dyert e tyre për refugjatët që largoheshin nga talebanët.
“Nuk pamë kaq shumë vende europianë që të hapin dyert për azilkërkuesit afganë”, tha ai.
Sassoli argumentoi se shtetet anëtare të BE -së ishin të shqetësuara vetëm për ata afganë që punonin me qeveritë e tyre.
Komentet e tij u kritikuan nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili paralajmëroi kundër bërjes së të njëjtit “gabim” të vitit 2015, ku një numër i madh emigrantësh arritën në vendet e BE-së.
Në anën tjetër, edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban këmbënguli se vendi i tij ishte kundër pritjes së refugjatëve afganë, duke vënë në theks “ndryshimin e identitetit kulturor në Europë”.
“Ne nuk e pranojmë migrimin si një zgjidhje për politikën demografike ose sfidat demografike. Ne besojmë se politikat tradicionale të familjes së krishterë mund të na ndihmojnë”, tha ai.
Zyrtari Kryesor i Strategjisë në Rasmussen Global, Fabrice Pothier, për euroneës ka deklaruar se ajo që thotë Borrell mund të jetë e vërtetë, por ka shumë gjasa që vendet anëtare të BE-së të bëjnë vlersim se janë, në vend që të propozojnë ndryshime rrënjësore.
“Unë mendoj se ka më shumë dritare të realitetit, që do të tregonte se Europa nuk ka as vullnet politik dhe as aftësi reale për të bërë punën që Shtetet e Bashkuara po bën në Afganistan”, tha ai.
“Nëse kjo do të thotë një ndryshim i lojës mbetet për të parë, sidomos me gjermanët, të cilët janë të gatshëm që të vënë paratë dhe të jenë të gatshëm për rreziqe, atëherë kjo më ngjan që është pyetja që duhet bërë”, shtoi ai.
Pothier tha gjithashtu se diskutimi i pavarësisë strategjike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë atje pas dështimeve në Ballkan gjatë viteve ’90 dhe kohët e fundit, Libisë. “Ju mund të keni të gjithë titujt dhe të gjitha njoftimet që ju pëlqen, por testi i vërtetë i acidit është Sahel,” tha ai. “Në momentin që Franca tërhiqet nga Sahel do të kemi një seri vendesh, të cilat me siguri do të shemben dhe do të kontrollohen nga grupet kriminale, terroriste, dhe atëherë mund të kemi një problem të afërt në Europë”./arbresh.info/
15 kilogramë eksploziv, Sveçla jep detaje nga sulmi që ndodh...
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri