Qeveria greke ka konfirmuar që bankat do të jenë të mbyllura gjatë gjithë javës, pas vendimit të Bankës Qendrore Europiane për të mos zgjeruar financimin emergjent.
Në një dekret, citohet të ketë thënë se ka nevojë “ekstremisht urgjente” për të mbrojtur sistemin financiar për shkak të mungesës së parave të rrjedhshme.
Tërheqjet e parave do të kufizohen në 60 euro për ditë për këtë periudhë, thotë dekreti.
Athina do të duhet të bëjë një pagesë prej 1.6 miliardë euro FMN-së të martën, të njëjtën ditë që ndihma ekonomike skadon.
Si reagim ndaj krizës, tregjet e aksioneve franceze dhe gjermane kanë pësuar rënie drastike në tregun e së hënës, duke u përcjellur me rënie të ngjashme edhe në Azi.
Monedha e euros ka humbur 2% nga vlera e saj ndaj dollarit amerikan. Kostot e huamarrjes së qeverive në Itali dhe Spanjë janë rritur, pasi janë dy nga ekonomitë e dobëta të eurozonës./arbresh.info
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë