Kriza e refugjatëve vazhdon në Calais, 4 fëmijë të vdekur

21:15 | 2 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Katër të mitur refugjatë të pashoqëruar kanë vdekur në qytetin verior të Calaisit në Francë.

Vdekjet kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit, duke e rritur edhe më tej krizën e refugjatëve, transmeton portali arbresh.info

Sipas mediave të huaja, të miturit kanë qenë duke pritur procedurat ligjore për bashkim familjar në Mbretërinë e Bashkuar.

Organizatat bamirëse kanë vënë në dukje difektet e ndryshme të mekanizmave në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të tilla si mungesa e stafit, vonesat dhe gabimet në përpunimin e aplikacioneve.

Mbi një vit më parë, kampi i refugjatëve në Calais u shkatërrua në tetor të 2016-tës, duke rezultuar një shpërngulje të mijëra refugjatëve që kishin jetuar atje.

Në dhjetor të vitit 2016, ministri i emigracionit të Britanisë së Madhe, Robert Goodëill, tha se mbi 6 mijë fëmijë refugjatë kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar nga Calais./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme