Para pak javësh, në fund të gushtit, në një motel në lagjen e Nju Jorkut Queens u gjet trupi i pajetë i Andrea Zamperonit, shef-kuzhinieri i restorantit të njohur Cipriani Dolci në Grand Central Terminal në Manhattan. Ai ndërroi jetë prej një mbidoze Fentanyl.
Ishte ky rast që tërhoqi vëmendjen për herë të parë në Itali për krizën e opiodit, prej së cilës SHBA vuan me vite.
Raporti i sivjetmë botëror për drogat i OKB-së thekson rritjen e konsumit dhe efektit vdekjeprurës të Fentanyl dhe në fakt duhej të kishte shkaktuar alarm në mbarë Evropën.
Opoidët legalë po shkaktojnë më shumë viktima
Deri më tani bëhet fjalë më shumë për rrezikun, që vjen prej organizatave kriminale si kartelet meksikane të drogës, që e shesin në mbarë botën këtë drogë duke vënë në rrezik jetën e miliona njerëzve. Heroina, kokaina, marihuana dhe metamphetamina janë normalisht në qendër të vëmendjes.
Por në SHBA të paktën qysh nga viti 2016 nuk janë më drogat ilegale, që shkaktojnë shumicën e vdekjeve nga mbidoza, por medikamentet që shiten me recetat nga mjekët. Një ndër këto medikamente është opiod fentanyl, një medikament sintetik që përdoret për trajtimin e dhimbjeve të forta. Të tjera medikamente të këtij lloji janë oxycontin dhe hydrocodon.
Raporti vjetor 2016 i Autoritetit të SHBA-së për Drogat, DEA, paraqiste se në 129 rastet e përditshme të vdekjeve nga mbidoza në vitin 2014, 52 ishin shkaktuar prej medikamenteve me recetë për trajtimin e dhimbjeve. Këto përbëjnë 40 përqind dhe i përgjigjen numrit të 18.980 njerëzve në vit.
Në raportin vjetor 2018 DEA konstaton, se nga mesatarisht 172 raste vdekjesh në 2016 në ditë prej mbidozës, kësaj here 116 kanë vdekur prej medikamenteve qetësues të dhimbjeve. Pra 67 përqind, ose konkretisht 42.000 njerëz.
Mjekët në SHBA japin shumë shpejt recetë
DEA përshkruan në raportin e fundit, se shumica e personave i kanë marrë në mënyrë të pajustifikuar recetat për këto medikamente duke u ankuar për dhimbje të forta koke. Në praktikën e përditshme shumë mjekë në SHBA e japin shumë shpesh opiodin si medikament qetësues të dhimbjeve, madje ua japin atë edhe fëmijëve.
Medikamentet legale me recetë ndërkohë zënë vendin e dytë të drogave më të konsumuara në SHBA. Vetëm Marihuana përdoret prej më shumë amerikanëve me 18 milionë konsumatorë.
Konsumi i medikamentit qetësues fentanyl është aq i përhapur në SHBA dhe aq fitimprurës, sa këtë e kanë shfrytëzuar kartelet meksikane të drogës dhe kanë nisur të prodhojnë dhe të shesin ilegalisht fentanyl. Ambalazhimi është i rremë por i ngjashëm me atë që shitet legalisht. Por në medikamentin e rremë janë të përziera edhe sasi heroine, kryesisht kokainë si dhe methamphetaminë, që e bën të edhe më të rrezikshëm për konsumatorin. Ky fentanyl ilegal prodhohet në Kinë ose në Meksikë.
Vala ka mbërritur edhe në Evropë
Tashmë konsumi i këtij opiodi sintetik ka mbërritur edhe në Evropë. Gazeta italiane “La Stampa” (9.10) shkruante, se sipas ekspertit italian të mafies Antonio Nicasio dhe njohurive të autoriteteve italiane, mafia kalabreze Ndrangheta më 2017 ka nisur të importojë fentanyl nga Kanadaja dhe ta shpërndajë atë në Evropë. “Në Evropë një në pesë të rritur ankohen për dhimbje kronike”, shkruan gazeta dhe i referohet tregut potencial për produkte si fentanyl: “Në Itali opiodet si fentanyl tashmë jepen pesë herë më shpesh me recetë krahasuar me dhjetë vjet më parë.”
“Opiodet sintetike përbëjnë një kërcënim për shëndetin, që duhet marrë seriozisht për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve nga mbidoza në SHBA dhe përhapja e tregtisë me fentanyl dhe generikët e tij në Evropë”, paralajmëron raporti i sivjetmë i OKB-së për drogat. Në të theksohet gjithashtu, se kjo temë në mediet evropiane deri tani nuk ka gjetur vëmendje, “është urgjentisht e nevojshme një vëmendje ndërkombëtare për këtë”.
Mall ilegal në treg prej prodhimit legal
Normalisht mendohet, që vetëm 10 përqind e drogës së kontrabanduar në nivel ndërkombëtar konfiskohet. Kjo nënkupton që me konfiskimin e një sasie prej 17 kg fentanyl në vitin 2017 në Evropën Perëndimore dhe Qendrore, në këtë treg është tregtuar së paku 170 kg. Sipas raportit të OKB-së “pjesa më e madhe e kësaj lënde të tregtuar ilegalisht e ka prejardhjen nga prodhimi legal i fentanylit”. Kjo do të thotë që duhet të jenë në fokus të kontrolleve rregullisht krahas organizatave kriminale edhe sipërmarrjet që e prodhojnë legalisht fentanylin si medikament qetësues./DW
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen