Kriza ekonomike greke duket se po hyn në një tjetër fazë. Athina dhe huadhënësit e saj ndërkombatërë ende nuk kanë arritur një marrëveshje për lirimin e kredisë së re të ndihmës. Kryemisnitri leksis tsipras paraljmeroi se se nëse marrëveshja nuk arrihet këtë javë, ai do të thërrasë një samit të liderve të bahskimit europian për këtë cështje. Nga ana tjetër Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se askush nuk ka për qëllim të ndëshkojë Greqinë.
Greqia dhe huadhënësit e saj ndërkombatërë ende nuk kanë arritur një marrëveshje për lirimin e kredisë së re të ndihmës teksa kryeministri Aleksis Tsipras tha se pakti duhet të arrihet brenda kësaj jave, duke akuzuar kreditorët se po humbin kohë e duke shtuar se nëse marrëveshja nuk arrihet këtë javë, ai do të thërrasë një samit të liderve të BE për këtë çështje.
“Përshtypja jonë eshtë se ka tentative për të humbur kohë, për të frenuar rritjen dhe për të sjellë përsëri skenarë negativë në tryezë, jo vetëm për Greqinë por edhe për Europën, në një kohë kur kjo e fundit ndodhet në periudhë delikate, me zgjedhje kritike në Francë dhe me tensione mes Brukselit dhe Ankarasë. Nëse marrëveshja nuk arrihet këtë javë nga eurogrupi, do të ketë iniciativa për takime të nivelit më të lartë.”
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ndërkohë tha se nuk kishte alternativë tjetër përveç arritjes së një marrëvesshje në Maltë, duke shtuar se askush nuk do të ndëshkojë Greqinë.
“Askush nuk ka interes të ndëshkojë Greqinë. Qëllimi ynë i vetëm i djeshmi, i sotmi dhe i nesërmi është të ndihmojmë Greqinë. Kriza në vetvetë është ndëshkim. Ne nuk kemi nevojë për masa apo instrumente për të ndëshkuar partnerët tanë. Ju lutem më besoni, qëllimet tona janë vetëm të mira.”
Bisedimet mes Greqisë , BE dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë ngrirë për muaj me radhë si pasoje e ndryshimeve në progresin fiskal grek, grevave dhe reformave në tregun energjitik, gjë e cila ka bërë që të shtohen shqetesimet për një krizë të re në Europë. Ministrat e Financave të eurozonës do të diskutojë gjendjen e negociatave greke të premten në një takim jozyrtar në Maltë, por zyrtarët thanë se një marrëveshje e plotë ishte e pamundur.
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...