Që nga fillimi i vitit në bregdetin italian kanë zbarkuar rreth 10,700 emigrantë.
Statistikat tregojnë se numri i emigrantëve është rritur 35.5% më shumë se në të njejtën periudhë të vitit të kaluar, ku zbarkuan rreth 7,895 emigrantë, ndërsa në krahasim me dy vite më parë numri është rritur për 35.7%, shkruajnë mediat italiane, transmeton portali arbresh.info.
Këto figura dramatike kanë sjell shqetësim te qeveria italiane, e cila duhet të dërdhë më shumë para pikërisht në kohën kur Bashkimi Evropian kërkon zbutjen e borxhit deri në muajin prill.
Ministri i Brendshëm, Marco Miniti, ka pranuar se kjo temë do të shoqërojë Italinë edhe për një kohë, prandaj ai ka sygjeruar që është e ‘nevojshme një vision drejt përballjes së fenomentit kompleks’.
“Italia ka treguar se mund t’i bëjë ballë një prove të madhe, pa mbyllur sytë”, thotë ai.
Ai ka theksuar se me 31 dhjetori të vitit 2016 rreth 176 mijë emigrantë janë vendosur në Itali, 70% më shumë se në vitin 2015.
Miniti ka shtuar se ‘problemi i Afrikës nuk mund të jetë vetëm i Italisë’./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...