Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës takojnë sot homologët e tyre nga tre vende afrikane për të diskutuar mënyrat për lehtësimin e krizës me migrantë në Bashkimin Evropian.
Takimi në Paris me liderët e Libisë, Çadit dhe Nigerit zhvillohet me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Sipas Kombeve të Bashkuara, 125,000 migrantë kanë marrë rrugën e rrezikshme nëpër Detin Mesdhe këtë vit.
Shumica e tyre kanë arritur në Itali dhe më pas kanë lëvizur nëpër shtete të tjera të BE-së.
Rreth 2,400 migrantë kanë vdekur në rrugë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoi, kryeministri i Italisë, Paulo Gentiloni, dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të marrin pjesë në bisedime./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?