Pamjet e tmerrshme tregojnë trupat e vdekur të grave shtatzëna dhe fëmijëve që u gjendën të vdekur në një gomone, përderisa ishin nisur për një jetë më të mirë në Europë.
Një organizatë bamirëse spanjolle ka arritur të shpëtojë 167 emigrantë, ndërsa u gjetën të vdekur 13 persona, të cilët ishin braktisur nga kontrabandistët dhe ishin lënë në mes të detit, transmeton portali arbresh.info
Më shumë se 2,200 emigrantë kanë humbur jetën duke u përpjekur për të arritur në Europë.
Misioni i fundit i shpëtimit ishte 15 milje larg bregut të Sabratha në Libi dhe emigrantët në bord thuhet se ishin nga Afrika dhe udhëtimi i dështuar rezultoi me më shumë se dhjetëra vdekje.
Bashkimi Europian ka zgjeruar mandatin e operacionit të saj detar që synon ndalimin e kontrabandimit të emigrantëve në Mesdhe gjatë vitit 2018.
Operacioni Sophia, që ka anije detare dhe avionë që mbikëqyrin Mesdheun, synon të pengojë rrjetet e kontrabandës dhe të trajnojë rojet bregdetare të Libisë si një mënyrë për të çrrënjosur rrjedhën e migrantëve të dëshpëruar duke u përpjekur të kalojë me rrezik nga Libia në Itali me gomone.
Rojet bregdetare të Italisë kanë theksuar se më shumë se 8 mijë emigrantë janë shptuar gjatë 48 orëve të fundit./Arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...