Google ADS

Kriza e emigrantëve: Dhjetëra të vdekur në Libi

14:57 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Nëntëdhjetë emigrantë kanë vdekur pasi një barkë u përmbyt në Libi, thotë agjencia e migracionit e OKB-së.

Tre të mbijetuar thanë se shumica e atyre që u mbytën ishin shtetas pakistanezë, transmeton portali arbresh.info.

Libia ka qenë për vite me rradhë një rrugë kryesore tranziti për emigrantët që përpiqen të arrijnë në Evropën Jugore nga deti.

Vendet e BE-së kanë luftuar për reduktimin e numrit të migrantëve dhe për të vendosur se cilat vende janë përgjegjëse për përpunimin e emigrantëve pas mbërritjes.

BE bëri një marrëveshje me rojet bregdetare libiane vitin e kaluar për të ndihmuar në kapjen e emigrantëve dhe kthimin e tyre në Libi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme