Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka kritikuar Turqinë për ofensivën ushtarake në qytetin sirian Afrin dhe i ka bërë thirrje Ankarasë që të sigurohet që luftimet të ndërpriten.
Këto komente të Mogherinit vijnë pasi Turqia ka raportuar se trupat e saj dhe grupet siriane që ata mbështesin, kanë marrë nën kontroll qytetin Afrin, transmeton AP.
Turqia ka nisur ofensivën në Afrin që dy muaj kundër kurdëve sirianë. Ankaraja i konsideron terroristë pjesëtarët e milicisë kurde siriane dhe thotë se ata kanë lidhje me kryengritësit kurdë brenda Turqisë.
“Jam e shqetësuar për këtë”, u ka thënë sot gazetarëve Mogherini, duke iu referuar ofensivës turke në Afrin.
Mogherini ka shtuar se përpjekjet ndërkombëtare në Siri duhet të kenë për qëllim të ulin tensionet dhe “aktivitetet ushtarake dhe jo t’i përshkallëzojnë ato”./rel
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...