Demokratja më e fuqishme e SHBA-së, Nancy Pelosi, ka vizituar një sallon flokësh në San Francisko, duke thyer rregullat të cilat lejojnë shërbimin vetëm jashtë, në mënyrë që të frenojnë përhapjen e koronavirusit.
Zonja Pelosi u pa gjithashtu me një maskë fytyre që më shumë ishte rreth qafës sesa mbi gojën e saj. Ajo ka kritikuar Presidentin Donald Trump për mosmbajtjen e maskës.
Një zëdhënës tha se ajo nuk e kuptoi se po shkelte rregullat e qytetit të saj.
Z. Trump tha se ajo po “shkatërrohej” pasi dha leksione për të gjithë të tjerët.
Mijëra biznese të Kalifornisë janë mbyllur përgjithmonë për shkak të pandemisë.
Pamjet e marra nga Fox News treguan të hënën kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve brenda ambienteve të sallonit.
Një stilist flokësh, i cili kishte maskë, u pa duke e ndjekur atë.
Zonja Pelosi – e cila gjithmonë mban maska në publik – shpesh paralajmëron Republikanët që “të dëgjojnë shkencën” në pandemi.
Duke mbrojtur vizitën e saj, zëdhënësi Drew Hammill tha në një deklaratë: “Ky biznes i tha asaj se ishin lejuar nga autoritetet vendore të kishin një klient në të njëjtën kohë në biznes”.
“Kryetarja u pajtua me rregullat siç ju paraqitën nga salloni.”
Zonja Pelosi vetë ka cituar më parë udhëzimet e Qendrave të SH.B.A.-së për Kontrollin e Sëmundjeve që rekomandojnë që Amerikanët të mbajnë maska fytyre në publik, veçanërisht kur masat e distancimit fizik janë të vështira për tu respektuar.
Pas kësaj, kryetarja e Dhomës u paraqit në MSNBC me Urën e Golden Gate në sfond.
Ajo i tha rrjetit se Trump kishte “goditur shkencën në fytyrë” javën e kaluar duke lejuar një audiencë të ftuarish, kryesisht pa maska në kopshtin Shtëpisë së Bardhë që të shikonin fjalimin e tij në Konventën Republikane.
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...