Një qytetar maroken, i cili ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku ka kritikuar normalizimin e marrëdhënieve mes vendit të tij Izraelit është dënuar me 5 vite burg.
Said Boukioud, 48 vjeç akuzohet se kishte shkruar në një mënyrë që mund të interpretohej si kritikë ndaj mbretit dhe fyerje ndaj Monarkisë, sipas kushtetutës.
Maroku dhe Izraeli normalizuan marrëdhëniet diplomatike me 10 dhjetor te vitit 2020 nën një marrëveshje të ndërmjetësuar nga nga Shtetet e Bashkuara. Vendimi për dënimin me 5 vite burg u dha nga një gjykatë e shkallës së pare në Kazablanka,
Avokati i 48 vjeçarit të dënuar ka deklaruar se do ta apelojë këtë vendim pasi ai është i rëndë dhe i pakuptueshëm. Avokati i Said Boukioud u shpreh se klienti i tij kurrsesi nuk ka dashur te fyente monarkun.
Gjykata në Marok mblodhi si prova disa statuse ne Facebook qe prej vitit 2020 kur 48 vjeçari i akuzuar jetonte dhe punonte ne Katar. Ai i fshiu te gjitha postimet e tij kur mori vesh per procesin gjyqësor ne Marok ka deklaruar avokati i tij por kjo gjë nuk ka ndihmuar./abcnews.al
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...