Dy deputetë gjermanë konservatorë kanë kritikuar vendimin e SHBA-së për tërheqjen e më shumë se një të katërtën e trupave amerikane të vendosura në Gjermani, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Wall Street Journal” raportoi të premten se presidenti Donald Trump ka urdhëruar Pentagonin të zvogëlojë numrin e trupave amerikane në Gjermani për 9.500. Aktualisht, atje janë 34.500 pjesëtarë të forcave amerikane të caktuara me shërbim të përhershëm në Gjermani, si pjesë e një marrëveshjeje afatgjate me aleatin e Amerikës në NATO.
Në një intervistë të publikuar të shtunën nga Funke Media Group e Gjermanisë, deputeti Norbert Roettgen tha se tërheqja e tillë e trupave do të ishte “për keqardhje të madhe”.
Roettgen, anëtar i bllokut të qendrës së djathtë të kancelares Angela Merkel, i cili kryeson komitetin e politikës së jashtme të parlamentit gjerman, u citua të ketë thënë se ai nuk mund të sheh “ndonjë arsye faktike për tërheqjen” dhe se ushtarët amerikanë janë të mirëpritur në Gjermani.
Johann Wadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit, tha se vendimi i SHBA-së për tërheqjen e trupave pa u konsultuar me aleatët e tij të NATO-s “tregon edhe një herë se administrata Trump neglizhon detyrat themelore të udhëheqjes”.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA citoi Wadephul se ka thënë që nga mosmarrëveshjet brenda aleancës perëndimore do të përfitonin Rusia dhe Kina.
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...