Google ADS

Kritikohet Greqia për politika abuzive ndaj refugjatëve

21:47 | 25 Prill 2018
Arbresh.info

Organizatat për të drejtat e njeriut dhe grupet humanitare kanë goditur vendimin e qeverisë greke për të kundërshtuar një vendim gjykate për “t’i dhënë fund politikës abuzive” të mbajtjes së refugjatëve dhe emigrantëve në ishuj.

Të martën, 21 grupe lëshuan një deklaratë të përbashkët duke dënuar masën e qeverisë për të përmbysur një vendim gjyqësor që u lejon refugjatëve dhe migrantëve të sapoardhur të lëvizin nga ishujt në Greqinë kontinentale, transmeton portali arbresh.info.

Duke përshkruar kufizimet mbi lëvizjen si një “politikë kontrolluese”, OJQ-të thanë se masa “ngre shqetësime mbi sundimin e ligjit”.

Ndër grupet që botuan deklaratën ishin, Human Rights Watch, Greek Helsinki Monitor, EuroMed Rights, Qendra Ligjore Lesbos, Oxfam dhe Solidariteti Tani.

Më 17 prill, Këshilli i Shtetit, gjykata më e lartë administrative e Greqisë, vendosi se nuk kishte asnjë justifikim ligjor për ndalimin e azil kërkuesve që të lëviznin nga kampet e refugjatëve gjithnjë e më të mbipopulluar në ishujt grekë në kontinentin e vendit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme