Përplasje të reja mes Italisë dhe Francës. E sërish në mes mbetet çështja e emigrantëve. Presidenti Emmanuel Macron – sikurse referojnë mediat franceze – është shprehur se nuk do t’ju përgjigjet kritikave të Maio dhe Salvini lidhur me Francën, sepse nuk kanë asnjë interes.
“Nuk do të përgjigjem. Është e vetmja gjë që ata presin. Populli italian është miku ynë dhe meriton liderë në lartësinë e historisë së tij “, ka thënë Macron.
E menjëhershme ka qenë replika e liderit me 5 Yje Luigi Di Maio, sikurse raporton ANSA. “Përpara se të bëjë moral për Italinë, Macron duhet të lirojë nga neokolonializmi francez vendet afrikane, sepse nëse ato vende varfërohen do të emigrojnë. Fjalët tona janë të papërshtatshme për të, por jo për italianët dhe europianët”, tha ai në emisionin “Non è l’arena”.
Kujtojmë që Italia është kundër pranimit të emigranteve në Itali, veçanërisht pas një fluksi që ka patur shteti fqinj nga vendet e Afrikës, por edhe lindjes së mesme.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...