Vjena, një qytet i njohur për tregjet e Krishtlindjeve dhe koncertin e Vitit të Ri, po shkurton ndriçimin publik përballë çmimeve të larta të energjisë.
“Nuk do të ketë ndriçime të Krishtlindjeve këtë vit në Unazë”, tha për AFP zëdhënësja e bashkisë së qytetit Roberta Kraft.
“Dhe dritat në tregun e Krishtlindjeve, në sheshin përballë bashkisë do të ndizen vetëm natën dhe jo në muzg, si në vitet e mëparshme, “që do të thotë rreth një orë më vonë, mesatarisht, çdo ditë” tha ajo.
Autoritetet e qytetit thanë se nuk kishin llogaritur saktësisht se sa do të kursenin, por masa vjen pasi çmimet e energjisë janë rritur në qiell pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe reagimit të saj ndaj sanksioneve perëndimore.
Të premten e kaluar, Agjencia Austriake e Energjisë njoftoi se indeksi i çmimit të energjisë elektrike për shtatorin u rrit me më shumë se 256 për qind nga viti në vit.
Austria, me popullsinë e saj prej nëntë milion banorë, është shumë e varur nga turizmi dhe festimet e saj të fundvitit janë një motor kryesor i ekonomisë.
Përpara se pandemia Covid-19 të mbyllte shumë udhëtime ndërkombëtare, më shumë se katër milionë njerëz vizituan tregjet e famshme të Krishtlindjeve të Vjenës në 2019.
Në vitin 2021, rreth 30 nga rrugët tregtare të Vjenës u ndriçuan për shtatë orë në ditë, nga 12 nëntori deri në fillim të janarit.
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...