Krimet e urretjes në Britaninë e Madhe kanë arritur nivele rekord, pas referendumit të mbajtur në qershor për daljen nga Bashkimi Evropian.
Numri i krimeve të urretjes të raportuara është rritur në 14,295, përderisa në vitin 2015 janë paraqitur 10,739 raste, transmeton portali arbresh.info
Vetëm në Manchester dhe në Yokshire, policia ka trajtuar rreth 1000 raste secila, ndërsa në Londër janë trajtuar 3,356 raste.
Qeveria britanike ka deklaruar është duke punuar për të trajtuar krimin e urretjes dhe ka theksuar se do të ofrojë ndihmë për viktimat.
Të prekur më së shumti nga krimet e urretjes janë migrantët nga Evropa Lindore.
Menjëherë pas referendumit, komuniteti polak ka raportuar një varg indidentesh, përfshirë edhe shpërndarjen e fletushkave në të cilat shkruhej se ‘polakët janë parazitë’.
Fushata për largimin e Britanisë nga BE-ja është kritikuar për fushatën e saj anti-emigracion, por sipas kryesuesve të fushatës, çështja e emigracionit ka luajtur një rol të madh në vendimin për tu larguar nga blloku.
Bisedimet për dajlen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian priten të fillojnë në mars./Arbresh.info
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja