Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë krijuar linjën e parë telefonike, që do të lejojë presidentin Moon dhe atë Jong-un të komunikojnë direkt.
Dy udhëheqësit do të takohen më vonë këtë muaj, në samitin e parë ndër-korean në dhjet vjet, transmeton portali arbresh.info.
Një thirrje testimi mes të dy vendeve është mbajtur me sukses.
“Ishte sikur të flisnim me dikë që është në fqinjësi”, tha një zyrtar jugor për mediat lokale, pasi që biseda zgjati katër minuta e 17 sekonda.
Linja telefonike u krijua mes Shtëpisë Presidenciale Blu të Jugut dhe komisionit të punëve të shtetit të Veriut, që drejtohet nga Z. Kim.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kishin thënë më parë se Z. Moon dhe Z. Kim kishin të ngjarë të mbanin një bisedë telefonike para takimit të tyre ballë për ballë./Arbresh.info/
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...