Google ADS

KRG-ja e Irakut: Dëbimi i forcave të huaja “precedent i keq”

20:17 | 17 Janar 2020
Arbresh.info

Kreu i Qeverisë Rajonale Kurde (KRG) të Irakut, Nechirvan Barzani ka deklaruar se vendimi i Parlamentit irakian për dëbimin e forcave të huaja është një “precedent i keq” në Irak, pasi ai u miratua vetëm nga “blloqet shiite”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratat e raportuara nga mediat lokale, Barzani tha se “vendimi që mori Parlamenti irakian nuk është i mirë” dhe se kurdët dhe sunitët nuk ishin pjesë e atij vendimi.

Barzani tha se vendimi është një “precedent i keq ashtu siç u ndërmor nga blloku shiit pa u këshilluar me ndonjë nga përbërësit kryesorë të këtij vendi, kurdët dhe sunitët”.

“Ishte një hap shumë kritik që u ndërmor pa kërkuar konsensus dhe kështu duke shkelur frymën kushtetuese irakiane”, tha Barzani.

Më tej, kreu i KRG-së theksoi se është më mirë “të angazhohemi seriozisht dhe të zhvillojmë bisedime midis Irakut dhe SHBA-ve për të ardhmen e pranisë amerikane në vend”.

Më 5 janar, gjatë një seance të bojkotuar nga përfaqësuesit kurdë dhe shumicës së ligjvënësve sunitë, Parlamenti irakian votoi një rezolutë duke kërkuar nga qeveria të largojë forcat e huaja nga vendi.

Vendimi u mor pas vrasjes së kryekomandantit iranian, Qasem Soleimani dhe nënkryetarin e grupit Hashd al-Shaabi, Abu Mahdi al-Muhandis, në një sulm ajror të 3 janarit nga SHBA-të në Bagdad.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme