Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara është thellësisht i nderuar nga njoftimi se ka fituar Çmimin Nobel për Paqe, tha drejtori ekzekutiv, David Beasley.
“Kjo është një njohje e pabesueshme e përkushtimit të familjes WFP, duke punuar për t’i dhënë fund urisë çdo ditë në 80+ vende”, shkroi ai në Twitter, transmeton portali arbresh.info
Komiteti norvegjez i Çmimit Nobel vlerëson se uria dhe pasiguria ushqimore mund të shkaktojnë konflikte, ashtu si konfliktet mund të çojnë në uri dhe pasiguri ushqimore, duke shtuar: “Programi Botëror i Ushqimit luan një rol kryesor në bashkëpunimin multilateral për ta bërë sigurinë ushqimore një instrument të paqes dhe ka bërë një kontribut të fuqishëm drejt mobilizimit të vendeve anëtare të OKB-së për të luftuar përdorimin e urisë si një armë lufte dhe konflikti”.
ËFP falënderoi komitetin Nobel për çmimin në Twitter: “Kjo është një kujtesë e fuqishme për botën që paqja dhe #ZeroHunger (zero uri) shkojnë dorë për dore”.
Çmimi ka një shpërblim prej 10 milionë krona suedeze (1,1 milionë dollarë).
Çmimi Nobel i Paqes i vitit të kaluar iu nda kryeministrit etiopian Abiy Ahmed, për “përpjekjet për të arritur paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për iniciativën e tij vendimtare për të zgjidhur konfliktin kufitar me Eritrenë fqinje”.
Fituesit e mëparshëm të çmimit përfshijnë ish-presidentët e SHBA-së Jimmy Carter (2002) dhe Barack Obama (2009), si dhe aktivisten Malala Yousafzai (2014); BE (2012), si dhe OKB dhe Sekretari i Përgjithshëm Kofi Annan në vitit 2001./arbresh.info/
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...