Kreu i PE’së i kërkon Italisë ta lejojë anijen me emigrantë të ankorohet

23:57 | 16 Gusht 2019
Arbresh.info

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli i kërkoi Italisë të lejojë anijen e OJQ-së “Open Arms” që ka shpëtuar emigrantë në det të hyjë në portin e Lampeduzës, duke argumentuar se situata është bërë dramatike.

“Sot, zyra ime ishte në kontakt me kapitenin e misionit Open Arms i cili i përshkroi kushtet në bord si vështirë të pranueshme”, tha Sassoli në një deklaratë.

“Emigrantët në bordin e anijes janë duke u dorëzuar dhe po zhvillojnë veprime të dëmtimit të vetes, ndërkohë që po humbasin kuptimin e realitetit”, theksoi Sassoli.

“Kushtet higjienike janë të këqija se kurrë”, shtoi ai.

“Shpresoj që autoritetet italiane të kuptojnë rëndësinë e emergjencës humanitare në bord të anijes dhe të pranojnë që t’i lejojnë ata të hyjnë sot në port”, përfundoi kreu i PE-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme